Bale trondit Realin sërish: S'jam i lumtur, më fajësuan më shumë se të tjerët

Futboll

Bale trondit Realin sërish: S'jam i lumtur, më fajësuan më shumë se të tjerët

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 17:12
Gareth Bale dhe Zidane

Sulmuesi i Real Madrid-it, Gareth Bale, ka folur sërish në lidhje me situatën e tij te madrilenët. Ai e ka shprehur hapur se nuk është i lumtur, pasi ka kaluar shumë situata të vështira dhe mendon se e kanë ngarkuar me faj më shumë se të tjerët. 

"Sezoni i fundit ishte i vështirë për të gjithë, për mua dhe për skuadrën. Ata më fajësuan më shumë se të tjerët, nuk mendoj se ishte e drejtë. Vazhdimi me Real Madridin? Ishte surprizë për mua qëndrimi dhe ndryshimi i së ardhmes, por jam i sigurt, të jem i sinqertë se do të ketë sërish shumë 'turbulenca'. 

"Do të flas për këtë me Real Madridin, është një çështje mes meje dhe tyre, ne duhet të dalim në një përfundim. Do të përqëndrohem të jap më të mirën time, pa e ditur se çfarë do të ndodhë. Në këtë moment nuk mund të them se jam i lumtur, por po luaj", - tha Bale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat