Kroos pret shumë nga ‘Gjermania e re’ në ndeshjen kundër Holandës

Futboll

Kroos pret shumë nga ‘Gjermania e re’ në ndeshjen kundër Holandës

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 19:09
Toni Kroos

Toni Kroos ka shpresa të mëdha tek ‘kombëtarja e re’ e Gjermanisë, para ndeshjes me Holandën.

Gjermania dhe Holanda do të vihen sonte përballë njëra tjetrës, në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2020.

Para kësaj ndeshje, disa komente ka dhënë edhe ylli i Real Madrid,Toni Kroos, i cili ka thënë se pret shumë nga skuadra e tij.

“Ne e njohim shumë mirë njëri tjetrin. Asnjë skuadër nuk ka sekrete mes vete. Kemi krijuar shanse në katër ndeshjet kundër Holandës dhe herën e fundit ne kemi menaxhuar të fitojmë ndeshjen” ka thënë Kroos para takimit me ‘tulipanët’.

“Ne kemi shumë lojtarë të rinj, taktika të reja dhe sistem të ri. Kemi pasur ndryshime, por ndeshjet e fundit kanë qenë të mira. Jemi në rrugë të mirë dhe progresi mund të shihet” ishin fjalët e mesfushorit.

Gjermania ka ndërruar edhe sistem të lojës, duke u paraqitur me formacionin 3-4-3.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat