Reja: Kujdes nga Griezmann – kemi nevojë për 11 luanë - Bota Sot
Reja: Kujdes nga Griezmann – kemi nevojë për 11 luanë

Futboll

Reja: Kujdes nga Griezmann – kemi nevojë për 11 luanë

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 19:32
Edoardo Reja

Selektori i Shqipërisë, Edoardo Reja, ka folur para ndeshjes kundër Francës.

Udhëtimi i Shqipërisë në Francë, do të jetë një nga testet më të vështira që e pret këtë kombëtare në kualifikimet për Euro 2020.

Franca si kampione e botës luan para tifozëve të saj, në një ndeshje ku shihet si favorite absolute për tri pikët.

Reja e di mirë se skuadra e tij do ta ketë të vështirë. Trajneri ka bërë thirrje për kujdes të shtuar ndaj Antoine Griezmann, i cili luan me Barcelonën.

Këshillat?

“Këshillat që do të thoja do të ishin, që si fillim mos të bëjmë asnjë gabim, të lemë pak hapësira, duhet të jemi shumë mirë fizikisht. Sado hapësirë të vogël të gjejnë ata e shfrytëzojnë shumë mirë. Ne duhet të jemi gati, në çdo moment dhe gabim që të bëjnë ata.

Pika e tyre e dobët?

“Deshamp është një mik për mua, është një trajner i madh dhe kam respekt. Ai nuk do të rrezikojë duke hedhur lojtarët në sulm, por do kërkoj ekulibër. Ai ka lojtarë shumë të mirë që dinë të shfrytëzojnë hapësirat dhe kanë një kundërsulm të shpejtë”.

Shpejtësi apo muskuj?

“Me siguri do na duhet shpejtësi dhe agresivitet në markim. Spikat Grizman nga ata, është kyç në sulmin e tyre dhe mund të krijoj situata të rrezikshme nga pothuajse asgjë. Duhet ta markojmë në gjithë perimetrin e fushës.

Imazhi i Hysajt?

“Hysaj është një lojtar i madh dhe ka një eksperiencë të madhe. Në planin mbrojtës është shumë i mirë, por nuk na mjafton vetëm Hysaj. Ne nesër duhet të kemi një 11-she të denjë, duhet të markojmë, të dublojmë. Do të fillojmë ndeshjen të mbyllur, por ne gradualisht do tentojmë maksimumin, dhe do tentojmë mos të rrimë gjithë ndeshjen në mbrojtje. Dua 11 luanë nesër në fushë dhe duhet të jenë lojtarët të motivuar

Deschamps iu njeh, lajm i mirë apo i keq?

“Është një lajm i keq, pasi sa më pak të na njohin aq më mirë për ne. Ai do ta impostojë skuadrën që ta impionojë lojën Franca. Më vjen mirë që ai ka respekt për skuadrën tonë. Që kur kam ardhur unë, skuadra është e organizuar mirë, Në Islandë luajtëm mirë, me Moldavinë fituam dhe çdo ndeshje do të merret më vete, nesër është shumë e vështirë do mundohemi të dalim me pikë nga fusha e lojës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...