Erdhi me bujë tek Interi, Alexis Sanchez tregon të vërtetën e hidhur

Futboll

Erdhi me bujë tek Interi, Alexis Sanchez tregon të vërtetën e hidhur

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 19:51
Alexis Sanchez

Sulmuesi kilian Alexis Sanchez është rikthyer në fushë pas një kohe të gjatë. Këtë gjë ai e bëri me fanellën e ekipit kombëtar, në barazimin 0-0 në ndeshjen miqësore ndaj Argjentinës.

Pas ndeshjes, sulmuesi që këtë sezon do të luajë me fanellën e Interit në Serinë A, tha: “Jam i lumtur. Kasha dy muaj që nuk luaja asnjë minutë. Bëmë një ndeshje të mirë ndaj Argjentinës”.

Duke iu rikthyer transferimit tek Interi, Alexis Sanchez është me këmbë në tokë dhe nuk ka iluzione. Kiliani pranon se nuk është ende gati për të debuar me zikaltërit në kampionat.

“Nuk jam gati për Conte. Ende nuk jam në formën e duhur. Shpresoj që këtë gjë ta bëj sa më shpejt të jetë e mundur kur të rikthehem në Itali. Dua të dueloj me shokët e skuadrës për një vend si titullar tek Interi”, tha Alexis Sanchez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat