Serbia merret me kapitenin e Kosovës, kjo e ka trishtuar!

Futboll

Serbia merret me kapitenin e Kosovës, kjo e ka trishtuar!

Nga: Kemajl Goca Më: 7 shtator 2019 Në ora: 11:30
Serbia merret me kapitenin e Kosovës, kjo e ka trishtuar!

Si gjithmonë mediat serbe llomotitin në gjuhën e tyre dhe duke akuzuar pa asnjë argument. 
Mediat serbe si gjithmonë ushqehen me propaganda të fëlliqura!

“Policia e Kosovës ka arrestuar tetë shtetas çekë që kanë planifikuar që ta lëshonin një dronë me parullën "Kosova është Serbia" gjatë ndeshjes së sotme midis të ashtuquajturës skuadër futbollit e Kosovës dhe Republikës Çeke në Stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Image

Pas kësaj, kapiteni i kombëtares së Kosovës Valon Berisha, futbollist i Lazios ka shkruar në profilin e tij në Facebook se "vetëm një flamur mund të valvitet në stadiumet e Ballkanit”.

Ai postoi një foto të një ndeshje të ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë në vitin 2014 në Beograd.

Kujtojmë, ajo ndeshje u ndërpre pasi Ismail Morina hodhi një dronë me të ashtuquajturin flamur "Shqipëria e Madhe" mbi stadiumin e ‘Humsko’”, shkruan Kurir i Serbisë. Kjo e ka trishtuar Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat