Kanë mbetur edhe më pak se 2 orë deri tek fillimi i ndeshjes Kosovë - Çeki.
Qyteti i Prishtinës është mbushur me tifozë, të cilët kanë ardhur për ta përkrahur kombëtaren e Kosovës.
Përreth stadiumit "Fadil Vokrri" shihet një numër i madh i Policisë së Kosovës të cilët thuhet se kanë shtuar sigurinë pas arrestimit të tetë tifozëve çekë.
Ndërsa sot tifozët çekë thuhet se po shoqërohen në stacionin e policisë afër stadiumit, ku po kontrollohen më detajisht e më pas po lirohen për të shkuat brenda stadiumit.
Edhe sigurimi përgjegjës i stadiumit "Fadil Vokrri" po i kontrollon detajisht tifozët çekë në hyrje të stadiumit duke ia kontrolluar edhe flamujt e gjërat përcjellëse të cilat tifozët po mundohen t’i fusin brenda stadiumit.
Stadiumi pritet të jetë i stërmbushur, ndërsa numri i tifozëve mysafirë që pritet të jetë i pranishëm është rreth 350 sosh.