Po kjo është deklarata e selektorit të Kosovës

Futboll

Po kjo është deklarata e selektorit të Kosovës

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 17:15
Po kjo është deklarata e selektorit të Kosovës

Selektori i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, është shprehur i kënaqur pas fitores ndaj Çekisë.

“Kemi parë një skuadër të jashtëzakonshme në fushë, ndaj një rivali shumë të fortë. Jemi shumë krenarë për punën e bërë dhe atë që treguan futbollistët tanë në fushën e lojës”, është shprehur Challandes për Supersport Kosova.

Ai nuk ka dashur t’u japë shumë rëndësi mungesave që i pati Kosova në ndeshjen e sotme.

“Nuk flas për një skuadër të dytë ta quajmë ashtu. Kemi lojtarë të tillë që janë në gjendje të luajnë në çdo pozitë. Nëse na mungojnë një, dy apo tre futbollistë, skuadra e jep reagimin duhur dhe mua kjo më gëzon si trajner”, ka shtuar Challandes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat