Vedat Muriqi: Në zhveshtore thamë...

Futboll

Vedat Muriqi: Në zhveshtore thamë...

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 17:17
Vedat Muriqi: Në zhveshtore thamë...

Kosova e ka mposhtur Çekinë me rezultat 2:1, në ndeshjen e vlefshme për Grupin A në kualifikimet për Kampionatin Evropian.

Vedat Muriqi (20’) e Mërgim Vojvoda (66’) shënuan për Dardanët, ndërsa Patrik Schick (16’) ishte autor i golit për mysafirët.

Pas takimit, ka folur autori i golit të parë, Vedat Muriqi i cili u shpreh shumë i lumtur me triumfin.

“Jemi shumë të lumtur për këto tre pikë, sot do të festojmë, nesër e harrojmë dhe shkojmë për ndeshjen ndaj Anglisë.

Në zhveshtore thamë që mund ta fitojmë këtë ndeshje dhe pas disavantazhit u rikthyem fuqishëm dhe triumfuam në fund”, ishin fjalët e Muriqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat