Aliti: Ky ishte çelësi i suksesit tonë

Futboll

Aliti: Ky ishte çelësi i suksesit tonë

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 17:45
Fidan Aliti

Fidan Aliti është deklaruar pas fitores së madhe të Kosovës, kundër Republikës çeke.

Kosova morri tri pikë të mëdha, në një fitore ku Fidan Aliti shkëlqeu.

Pas ndeshjes lojtari dha analizën e tij të shkurtër, duke zbuluar edhe çelësin e suksesit të madh.

“Besoj se patëm një ndeshje mjaft të vështirë. E dinim se është kombëtare e fortë, me lojtarë të fortë individual. Suksesi erdhi fal grupit. Të gjithë luftuam për tjetrin. Grupi ishte çelësi” tha Aliti.

Mungesat, ndikimi

“Vështirë të themi. Normalisht që para ndeshjes u fol shumë për mungesat, dhe nuk ishte e lehtë për zëvendësuesit e tyre, por sot kush luajti dha maksimumin dhe dha pjesën e vet për fitoren”

Schick sulmuesi më i vështirë?

“Vështirë ishte edhe me Danimarkën. Kishte kualitete të mëdha. Por, sot kishim më së shumti punë në defensive, pasi sulmuan shumë. Mbrojtësi i parë ishte Vedat Muriqi, pasi punoi shumë. Bëri ndeshje të madhe”, ishin fjalët e Fidanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat