Shqipëria nuk i bëri ballë kampionit të botës - Bota Sot
Shqipëria nuk i bëri ballë kampionit të botës

Futboll

Shqipëria nuk i bëri ballë kampionit të botës

Nga: Kemajl Goca Më: 7 shtator 2019 Në ora: 20:39
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) - Kombëtarja e Francës shënon fitore të thellë me rezultat 4:1 kundër Shqipërisë, në ndeshjen e xhiros së pestë të grupit H të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020. Franca ishte shumë e mirë krahas 4 golave që shënuan e humbën edhe një penallti kur Antoine Griezmann qëllon tërthorësen e portierit Thomas Strakoshës.

Kingsley Coman shënoi dy gola në minutën e 8-të e 68-tën, Oliveir Giroud në minutën e 27-të dhe Jonathan Ikone në atë te 85-tën. Në minutë e 90-të, Sokol Cikalleshi ngushton humbjen nga penaltia në 4:1. Franca udhëheq me 12 pikë renditjen dhe Shqipëria është në pozitën e katërt me 6 pikë.

Shqipëria as që kishte fuqi t'i ndal 'gjelat'. Një fitore e madhe e Francës me trajner Didier Deschamps, kurse kuqezinjtë pësuan debakël nga kampioni i botës. Trajnerin e Shqipërisë, Edy Reja, e presin punë të vështira dhe realisht do ta ketë vështirë për dy vendet e para. Të martën e 10 shtatorit Shqipëria e pret Islandën pikërisht në orën 20.45.

Raportimi live i ndeshjes:

90' Sokol Cikalleshi shënon nga penalltia dhe 4:1. 89' Portieri Lloris ndal Cikalleshin dhe penallti.

85' Fekir asistoi dhe Jonathan Ikone shënon për 4:0.

80' Pak minuta deri në fund, Franca afër fitores.

74' 'Gjelat' shumë të rrezikshëm dhe në anën tjetër luajnë mbrojtje të fortë.

68' Kingsley Coman nga afërsia shënon golin e dyte të tij dhe të epërsisë 3:0.

64' Franca po shkon drejt fitores, trepikëshit dhe drejt rikthimi në krye të renditjes në grupin H.

56 Griezmann gati shënoi por Strakosha me këmbë dërgon topin në këndore.

Image

55' Telashe për kuqezinjtë, zor të thyejnë mbrojtjen e kampionit të botës.

50' Franca kërkon me ngulm golin e radhës. Francezët bëjnë presion.

46' Skandali i pjesës së parë kur në vend të himnit të Shqipërisë u intonua ai i Andorrës. Ky ishte një gabim i madh por pas reagimit të Shqipërisë kjo u përmirësua pas pak minutave nga francezët dhe ndeshja nisi me 7 minuta vonesë.

45' Përfundoi pjesa e parë.

43' Gjelat' shumë më të mirë se kuqezinjtë. Lojë më e përsosur e kampionit të botës.

37' Griezmann gjuan nga penalltia por tërthorësja aleat i Shqipërisë.

36' Hernandez pengohet nga Mavraj dhe penallti.

34' Shumë vështirë për Shqipërinë ndaj kampionit të botës, pak shpresa për rezultat pozitiv në bazë të lojës.

27' Mbrojtja e Shqipërisë në gjumë, Olivier Giroud përballë portierit Strakosha dhe shënon për 2:0.

Image

22' Franca luan me qetësi, ndërsa Shqipëria nuk ka formulë si të vijë deri te rasti.

17' Shqipëria në presion. Franca dominon dhe e rrezikshme me Griezmannin e Comanin.

12' Franca avancon me golin e Kingsley Coman. Shqipëria në sprovë të madhe.

8' Mbrojtja e Shqipërisë nuk reagoi si duhet dhe Coman futen në 16-sh e me goditje përtokë e në këndin e majtë; 1:0.

5' Franca më e rrezikshme e cila përmes Griezmann synon të shënojë.

2' Ylber Ramadani me një top të gjatë po jashtë portës.

Ndeshja fillon me 6 minuta vonesë. Mungonte himni i Shqipërisë. 1' Filloi ndeshja e grupit H. Franca kundër Shqipërisë.

Image

Dalin futbollistët. Shqipëria në sprovë.

***

Të gjithë janë në pritje të sfidës mes kampionit të botës Francës dhe Shqipërisë, e cila luhet sonte në orën 20.45 në stadiumin "Stade de France”në Paris.

Ndeshje e vlefshme e xhiros së pestë të grupit H. Ndeshje e vështirë për Shqipërinë, ndërsa kampionët e botëskërkojnëtri pikë të mëdha në luftë për vend të parë në kuadër të kualifikueseve për Kampionati Evropian 2020.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat