Edy Reja flet pas humbjes nga Franca - Bota Sot
Edy Reja flet pas humbjes nga Franca

Futboll

Edy Reja flet pas humbjes nga Franca

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 23:38
Foto nga intervista

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, foli pas humbjes 4-1 ndaj Francës për mikrofonin e “RTSH”-së.

Çfarë nuk shkoi mirë sot?

“Diçka pozitive e patë. Është normale që bëmë disa gabime individuale që sollën 2 golat në pjesën e parë. Ishte mungesë vëmendja nga lojtarët. Në disa momente arritëm të dilnim përpara portës. Është normale, falë cilësive që ka, Franca na vuri në vështirësi, kishte lojtarë tepër cilësorë nga krahët, që na vurën në vështirësi. Gjithsesi skuadra jonë diçka pozitive e tregoi në ndeshjen e sotme.

Prisnit 11 luanë në fushë, ishin?

Mendoj se po! Kishim elementë të spikatur në luftën me kundërshtarin. Abrashi luftoi deri sa pati mundësi. Bare ka bërë një ndeshje të madhe, një prezantim të shkëlqyer. Gjasula ishte surprizë e bukur, kemi inskenuar disa lojtarë që na duhen për të ardhmen!

Ideja për aktivizimin e Roshit në të majtë të mbrojtjes…

Dëshiroja të sulmonte në zonën kundërshtare se është i mirë në sulm, ishte pak i vëmendshëm në fazën mbrojtëse, jo se duhej të ishte mbrojtës. Mendova që të vendosja atë meqë është i shpejtë, por kishte ndonjë situatë negative, sa i përket fazës mbrojtëse. Është përgjegjësi e imja, mendoja se do të bënte mirë, në pjesën e parë dhe të dytë nisi kroset, se doja të sulmonte. Mendoja se me 3 mbrapa mund të impenjonte më shumë Francën e sa mundi bëri. I kërkova gjëra që nuk janë në kapacitetin e tij”.

Ndërkohë, në mikrofonin e “Supersport”, Reja pranoi se ishte faji i tij për dhënien e detyrave mbrojtëse për Roshin.

Çfarë nuk shkoi?

Dy golat e parë të shpejtë që pësuam, me dy gabime individuale na ndëshkuan. Ata kanë lojtarë klasi, që shfrytëzuan çdo gabim. Më zhgënjyen dy golat e shpejtë, por edhe ne mund të bënim diçka më shumë.

Çfarë nuk bëri ekipi, ato që kërkuat?

Shumicën e gjëra që kemi bërë në stërvitje, çunat i bënë me sukses, por nuk mbajtëm sipër topin, me sulmuesit kryesorë, që mbrojtja të dilte nga pozicioni i vështirë. Ata kanë lojtarë që të vënë në vështirësi. Ne u munduam me goditjet në portë me sulmuesit, por na duhej edhe një sulmues me peshë që ta nxirrte ekipin.

Roshi në një ditë jo të mirë, dy golat erdhën nga krahu i tij. Nëse do e riluanit, do e fusnit sërish Roshin aty?

Detyrat defensive, është faji im për sa i përket Roshit. Më duhej një lojtar i shpejtë dhe i fuqishëm në atë krah. Gabimet nuk janë vetëm të tij, por edhe të miat që ia dhashë detyrat jashtë karakteristikave të tij. u mundova të ndryshoj diçka, i ndërrova krahun me Hysajn, u bëmë në mbrojtje me 4, por në të njëjtin moment patëm moment me mesfushorët për të organizuar. Sërish nuk u arrit ajo që u kërkua.

Edy Reja flet pas humbjes nga Franca

Bare ka bërë 90 minuta të mëdha, ka bërë shumë mirë. Edhe nga ana tekniko-taktike ishte shumë cilësor. Edhe Gjasula i dha siguri dhe qetësi mesfushës. Në ekip kemi marrë dy lojtarë me vlera për të ardhmen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...