Kane i tregon Anglisë se çfarë duhet të bëjë kundër Kosovës

Futboll

Kane i tregon Anglisë se çfarë duhet të bëjë kundër Kosovës

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 00:12
Kane

Anglia ka marrë një fitore bindëse 4-0 kundër Bullgarisë në kualifikueset e Euro 2020. Protagonisti i ndeshjes ka qenë Harry Kane, i cili ka realizuar një tregolësh.

"Në pjesën e parë jemi befasuar në disa momente në kundërsulm, donim të shënonim dhe e kemi bërë. Është një rezultat i mirë dhe shpresojmë të bëjmë të njëjtën gjë të martën".

"Kosova? Do të duhet të bëjmë një presing më të mirë. Do të jetë e vështirë, ndihemi mirë, shpresojmë të vazhdojmë përpara dhe të marrim një rezultat pozitiv", ka thënë sulmuesi anglez për ITV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat