Italia, Mancini më mirë se trajnerët që kanë fituar Botërorin

Futboll

Italia, Mancini më mirë se trajnerët që kanë fituar Botërorin

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 07:21
Roberto Mancini

Roberto Mancini e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij si trajneri i kombëtares së Italisë.

Falë një grupi jo shumë të vështirë, Italia ka arritur të hipotekojë kualifikimin në Euro 2020 dhe Mancini ka arritur 8 fitore në 14 ndeshjet e para me përfaqësuesen "axurre", me 4 barazime dhe 2 humbje.  

Më mirë se ai ka bërë vetëm Arrigo Sacchi, me 9 fitore dhe 5 barazime, ndërsa Vittorio Pozzo, Enzo Bearzot dhe Marcello Lippi, tre trajnerët që kanë fituar një Botëror me Italinë, nuk kanë arritur të marrin më shumë se 7 fitore në 14  ndeshjet e para me përfaqësuesen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat