Balotelli tek Kombëtarja? Pirlo: Ai duhet ta dëshmojë vetën

Futboll

Balotelli tek Kombëtarja? Pirlo: Ai duhet ta dëshmojë vetën

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 10:38
Mario Balotelli dhe Andrea Pirlo

Kombëtarja e Italisë po vazhdon rrugën drejt Euro 2020, por pa Balotellin në listë.

Mario Balotelli ka munguar në grumbullimet e kombëtares së Italisë tash e një kohë, si pasojë e formës jo të mirë.

Që Balotelli të bëjë një vend në kombëtare, Andrea Pirlo beson se lojtari duhet të dëshmohet.

“Nëse Balotelli zgjedh të aktivizohet me Brescian, do të thotë se ai dëshiron të kthehet në ritmin e dikurshëm dhe të shkojë në rrugën e duhur” ka thënë Pirlo.

“Është e rëndësishme që ai ta kuptojë se gjithçka varet nga ai. Nëse nuk dëshmohet në fushë, ai nuk mund të mendojë për më shumë” ka thënë tutje mesfushori legjendar.

Kombëtarja e Italisë ndeshjen e radhës e luan kundër kombëtares së Finlandës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat