Juve dëshiron ta rrëmbejë De Gean si lojtar të lirë

Futboll

Juve dëshiron ta rrëmbejë De Gean si lojtar të lirë

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 10:45
David De Gea

Kontrata e gardianit të Manchester United skadon në fund të sezonit.

Juventus pritet të hidhet në një sulm të ri, për një transferim tjetër falas nga Premier Liga, sipas Mirror.

Drejtuesit e kampionëve italian e kanë piketuar gardianin e Manchester United, David De Gea, të cilit i përfundon kontrata me djajtë e kuq në fund të këtij sezoni.

Juve këtë vit transferuan falas nga Arsenali, Aaron Ramsey ndërsa vitin e kaluar morën Emre Can nga Liverpool si lojtar të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat