Ja ku dhe si e festuan futbollistët e Kosovës fitoren ndaj Çekisë - Bota Sot
Ja ku dhe si e festuan futbollistët e Kosovës fitoren ndaj Çekisë

Futboll

Ja ku dhe si e festuan futbollistët e Kosovës fitoren ndaj Çekisë

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 11:44
Futbollistët e Kosovës

Të shtunën, Kombëtarja e Kosovës në futboll arriti njërën ndër fitoret më të rëndësishme në histori, duke mposhtur Çekinë 2-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në dhomat e zhveshjes festa ishte e çmendur. Futbollistët qëndruan aty përafërsisht një orë, duke dëgjuar muzikë shqip si “E kam emrin kosovar” nga Shkurte Fejza etj.

Por festa më e madhe u bë në orët e mesnatës. Disa nga futbollistët e Kosovës, si Amir Rrahmani, Milot Rashica, Bernard Berisha e Mërgim Vojvoda festuan në klube të natës deri në orët e hershme të mëngjesit.

Image
Image

Sot futbollistët do të kenë rigjenerim, ndërsa nesër në mëngjes do të nisën drejt Anglisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...