Ngatërrimi i himnit kombëtar në ndeshjen Shqipëri-Francë, Presidenti Macron mesazh kryeministrit Rama - Bota Sot
Ngatërrimi i himnit kombëtar në ndeshjen Shqipëri-Francë, Presidenti Macron mesazh kryeministrit Rama

Futboll

Ngatërrimi i himnit kombëtar në ndeshjen Shqipëri-Francë, Presidenti Macron mesazh kryeministrit Rama

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 12:53
Ngatërrimi i himnit kombëtar në ndeshjen Shqipëri-Francë, Presidenti Macron mesazh kryeministrit Rama

Presidenti i Frances Emmanuel Macron i ka përcjellë një mesazh kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar ndjesë për atë që ai e ka quajtur gabim të pa tolerueshëm të Federatës Franceze të Futbollit mbi ngatërrimin e himnit shqiptar.

Presidenti Macron ka vlerësuar reagimin e lojtareve shqiptarë dhe ka thënë se e konsideronte sidoqoftë të nevojshme, shprehjen e një ndjese të sinqertë.

Kryeministri Rama e ka çmuar gjestin e Presidentit të Francës, duke e falënderuar atë për mesazhin e tij të ndjesës, pavarësisht se gafa e papranueshme është bërë nga Federata Franceze e Futbollit.

Kryeministri  Rama vlerëson po ashtu mesazhet e ndjesës nga vetë FFF-ja si dhe nga médiat franceze, për gafën e rëndë  interpretimin e himnit te flamurit tonë në “Stade de France”.

Kryeministri e përgëzon kombëtaren franceze për fitoren e merituar dhe uron t’i shohë te dy ekipet të shfaqin në ndeshjen e kthimit, e cila do të hapë edhe dyert e Arenës së re Kombëtare, një përballje po aq të bukur e dinjitoze, sa ç’janë himnet kombëtare të dy vendeve.

Të parët ishin lojtarët e Shqipërisë që do këndonin himnin, por organizatorët vendosën një himn komplet tjetër, dhe lojtarët shqiptarë u habitën.

Më pas, u këndua himni i Francës. Lojtarët shqiptarë nuk lëvizën nga vendi, teksa nuk pranonin të vazhdonin procedurën duke dhënë duart, teksa prisnin që të dëgjohej himni i tyre, himni i Shqipërisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...