Kosova është krenaria e jonë!  - Bota Sot
Kosova është krenaria e jonë! 

Futboll

Kosova është krenaria e jonë! 

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 18:40
Kosova është krenaria e jonë! 

Këta djem, këta heronj, këta futbollistë të përfaqësueses së Kosovës janë identiteti i modernitetit tonë! Aktualisht sportistët janë krenaria e këtij vendi, e këtij populli, që edhe pse jemi të izoluar pothuajse nga të drejtat elementare civilizuese për të lëvizur lirshëm nëpër botë, me paraqitjet e tyre, shpirtin ekipor luftarak, po i tregojnë botës se ne mund ti rezistojmë e mposhtim edhe ekipet me të forta në botë.

“Të gjithë këta futbollistë me mentalitet  të futbollistëve profesionist europian, karakter të fortë e burrëror prej shqiptari, me dashurinë që ndjejnë për fanellën që përfaqësojnë, po na bëjnë krenar që jemi shqiptar e të Kosovës, madje duke na dhuruar emocione e lot gëzimi që kurrë më parë nuk i kemi përjetuar në historinë e futbollit tonë.

Thjeshtë, me rezultatet që po i arrijnë në fushën e lojës, po i shkruajnë faqet më të ndritshme të historisë së futbollit tonë.

Fadil Vokrri me shokë dhe Prishtina e viteve 80-ta, e luftonte pushtuesin sllav nëpërmjet futbollit, duke i vënë themelet e futbollit dhe duke i dhënë shpresën këtij populli të shumëvuajtur se edhe për ne do të vijë koha ti gëzohemi suksesit në sportin më të popullarizuar në botë. Ishin pikërisht, sporti-futbolli, dhe arsimi dy sistemet paralele në vitet 90-ta, që asnjëherë nuk iu dorëzuan e nënshtruan pushtuesit serb në kohën e aparteidit, duke sakrifikuar shumë futbollistë në rrethana që futbolli mbijetonte edhe në kushte pa kushte, katastrofale, duke mbijetuar disi,  derisa edhe Zoti na shpërbleu me aktualitetin që po e përjetojmë, falë paraqitjeve fantastike të futbollistëve tanë.

Është pikërisht Fadil Vokrri projektuesi i kësaj përfaqësuese që me vite rresht loboi për njohjen e saj dhe pranimin në UEFA e FIFA, duke ia besuar timonin e udhëheqjes trajnerit me përvojë Challandes i cili me shumë sukses po e nxjerr maksimumin nga ky grup futbollistësh, të lindur, zhvilluar, formësuar e ndërtuar,  profesionalisht jashtë Kosovës e që është një prej  faktorëve përcaktues të sukseseve aktuale. Ju dua djem! Të dua Kosovë!...”, përfundon postimin e tij ish futbollisti i KF Gjilani Mr.Sc. Arben Zeqiri, tani trajner futbolli dhe mësimdhënës i Edukimit Fizik dhe Sportit, derisa për dy vite rresht punoi si trajner fitnessi në Dubai në forcat e armatosura të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...