Mehmedi shënon, Xhaka asiston për triumfin e Zvicrës - Bota Sot
Mehmedi shënon, Xhaka asiston për triumfin e Zvicrës

Futboll

Mehmedi shënon, Xhaka asiston për triumfin e Zvicrës

Nga: Kemajl Goca Më: 8 shtator 2019 Në ora: 18:57
Mehmedi me të kuqe

Kombëtarja e Zvicrës ashtu siç pritej edhe fitoi tri pikë të lehta, duke e mundur me rezultat 4:0 modestët e Gjibraltarit, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Stade de Tourbillon” në Sion.

Kapiteni Granit Xhaka me shokë u angazhuan aq sa patën nevojë për t’i arkëtuar tri pikë të mëdha. Në minutën e 37-të, Zakaria shënon pas asistimit të Xhakës.

Admir Mehmedi realizon për epërsinë 2:0 në minutën e 43-të dhe Rodriguez në fund të pjesës së parë për rezultatin 3:0. Në minutën e 87-të, Gavranoviq vulos fitoren me 4:0. Mehmedi, Albian Ajeti dhe Xhaka luajnë standardë, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 74-të. Te tre shqiptarët dhanë kontribut të madh në këtë fitore.

Zvicra është në vend të tretë me 8 pikë, kurse Gjibraltari i fundit përkatësisht i pesti me 0 pikë në kuadër të grupit D të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020 në futboll.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...