”Mavraj të largohet”, kapiteni i përgjigjet Rudit: Unë njoh vetëm një Vata

Futboll

”Mavraj të largohet”, kapiteni i përgjigjet Rudit: Unë njoh vetëm një Vata

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 21:37
Foto ilustrim

Pas deklaratës së Rudi Vatës, i cili u shpreh pas ndeshjes Shqipëri-Francë, se Mavraj duhet të largohet nga Kombëtarja, ka ardhur reagimi i kapitenit aktual të kuqezinjve.

Nëpërmjet një postimi në “InstaStory”, Mavraj i është përgjigjur shkodranit Rudi Vata, teksa ka publikuar foton e  ish-mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Fatmir Vata, me mbishkrimin ironizues: “Unë vetëm një Vata njoh”.

Kujtojmë që ish-futbollisti nga Rrësheni ka veshur 17 herë fanellën e Shqipërisë, teksa nuk arriti të realizonte asnjë gol.

Ndërkohë që Rudi Vata, numëron 59 paraqitje me ekipin Kombëtar, ku ka realizuar edhe 5 gola.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat