Ish-qendërmbrojtësi mitrovicas Blerim Berisha i bashkohet shtabit teknik të KF Trepçës

Futboll

Ish-qendërmbrojtësi mitrovicas Blerim Berisha i bashkohet shtabit teknik të KF Trepçës

Nga: F.B Më: 8 shtator 2019 Në ora: 22:16
Ilustrim

Ish-qendërmbrojtësi i skuadrave Trepça ’89 dhe Trepça , Blerim Berisha i cili pak kohë më parë pat braktisur futbollin aktiv, ka bëtë hapin e parë në vazhdimin në rrjedhat e futbollit, me emërimin ndihmës trajner në KF Trepça.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Blerim Berisha, që ka thënë për “Bota Sot” se “karrierën në futboll tash e tutje do ta vazhdoj si ndihmës trajner i skuadrës së njohur Trepça, duke u përpjek që të kontribuoj në punën me futbollistët drejt synimit për rikthim në elitën e futbollit të vendit tonë”.

Siç dihet KF Trepça aktualisht është pjesë e Ligës së Parë të Kosovës dhe synimi i saj primar është krijimi i një përbërje cilësore në drejtim të realizimit të qëllimit të rikthimit në Superligën e Kosovës.

Mitrovicasit në këtë edicion nuk kanë pasur fillim të mbarë, pasi në stadiumin evetë në përballje me rivalin e vjetër KF Liria kanë pësuar humbje, ndërsa ndeshja me Ulpianen është shtyrë.

Shtabit teknik i Klubit Trepça në përbërje Fidaim Haxhiu, Sheremet Isufi dhe Nexhat Zhubi portier i portierëve , tash e tutje do të bashkohet edhe ish-futbollisti korpulent Blerim Berisha.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat