Lihteshtejni prish debutimin titullar të tradhtarit shqiptar dhe hesht Athinën

Futboll

Lihteshtejni prish debutimin titullar të tradhtarit shqiptar dhe hesht Athinën

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 22:54
Pamje nga ndeshja

Davidi kundër Goliatit është përsëritur... Lihteshtejni i vogël ka bërë çudinë e madhe, duke barazuar 1-1 në Athinë ndaj Greqisë në Grupin J dhe duke prishur mbrëmjen e shqiptarit tradhtar Mario Vrushaj, në greqisht Marious Vrousai...

Pas avantazhit të ekipit helen me Masouras, ka ardhur barazimi i miqve me anë të Dennis Salanovic pesë minuta nga fundi. Ishte pika e parë e Lihtenshtejnit që ka pësuar 19 gola dhe ka realizuar vetëm 1 gol. Për Vrushajn ishte ndeshja e parë si titullar të Greqia... Finlanda nuk përfitoi nga kjo ndalesë, duke qenë se humbi me Italinë, në grupin ku Armenia hedh hap të rëndësishëm duke mposhtur Bosnjen 4-2. 

Në grupin F, Suedia dhe Norvegjia u ndanë barazim 1-1 në derbin skandinav, teksa Spanja fitoi 4-0 ndaj Ishujve Faroer dhe Romania mundi 1-0 Maltën me golin e Puskas!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat