Ismet Munishi tregon kush i ka meritat për suksesin e Kombëtares së Kosovës

Futboll

Ismet Munishi tregon kush i ka meritat për suksesin e Kombëtares së Kosovës

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 23:21
Ismet Munishi

Kombëtarja e Kosovës ka regjistruar fitore të jashtëzakonshme në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, “Dardanët” e kanë mundur Republikën e Çekisë me rezultat të ngushtë 2:1.

Këtë përballje e ka komentuar edhe trajneri i Ballkanit Ismet Munishi i cili tha se nuk ka besuar shumë në fitore dje.

“Para ndeshjes kam thënë se do të isha i kënaqur edhe me një barazim”, tha Munishi në “Dueli Sportiv”.

“Disa futbollistë kanë luajtur më mirë, disa më dobët. Por, dëshira ekzistonte te grupi”, vlerësoi Munishi.

“E gjithë kjo është meritë e trajnerit Bernard Challandes, i cili ka bërë një punë të mrekullueshme”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat