Qeqa komenton sërish Edon Zhegrovën: “Nuk na duhen lojtarë që…”

Futboll

Qeqa komenton sërish Edon Zhegrovën: “Nuk na duhen lojtarë që…”

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 23:43
Edon Zhegrov dhe Qeqa Krelani

Qeqa Krelani ka folur sërish për Edon Zhegrovën, duke e analizuar fitoren e Kosovës kundër Çekisë.

Gazetarja sportive në mes të tjerash ka folur edhe për paraqitjen e futbollistin e Kosovës Edon Zhegrova.

Ajo e kritikoi sërish atë, duke thënë se Kosovës nuk i nevojiten futbollistë që nuk i kryejnë punë.

“Futbollisti i krahut të djathtë [Edon Zhegrova] nuk u përshtat në atë krah dhe më pas kaloi në krahun tjetër”, tha ‘Qeqa’ në “Dueli Sportiv”.

“Nuk na duhen futbollistat ‘free-style’ por të tipit që na kryejnë shumë punë”, shtoi ajo.

Zhegrova ishte sërish titullar për ekipin e Challandes, në mungesë të Milot Rashicës e Arbër Zenelit në krahët e sulmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat