Pogba qëndroi te Man Utd falë adidas

Futboll

Pogba qëndroi te Man Utd falë adidas

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 09:34
Paul Pogba

Pas një vere spekulimesh, Paul Pogba ka mbetur në Manchester United dhe duket se adidas luajti një rol të madh në qëndrimin e francezit në Old Trafford.

Sipas Daily Star, adidas, që ka kontratë si me klubin ashtu edhe me lojtarin, ka vepruar si paqebërës dhe ishte vendimtar për të siguruar që të dy të kapërcejnë çdo çështje për të paktën një sezon tjetër.

Pogba ka startuar në katër ndeshjet e para në Premierligë.

Mesfushori francez shkëlqeu në ndeshjen e parë ndaj Chelseat, me dy asistime. Gjithsesi, tashmë dihet se dëshira e vetme e tij mbetet veshja e fanellës të Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat