“Sterlig me i mirë se Neymar”

Futboll

“Sterlig me i mirë se Neymar”

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 09:47
Tony Cascarino, Neymar

Ish-futbollisti, Tony Cascarino beson që ylli i Manchester Cityt, Raheem Sterling, është me i mirë se ylli i PSG-së, Neymar.

Gjithashtu beson që anglezi në të ardhmen do ta fitojë Topin e Artë.

Anglezi ishte në formë të mirë në fitoren ndaj Bullgarisë me rezultat 4-0, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

“Mund të them se është një ndër pesë lojtarët me të mirë. Nëse do vendosin ta shesin, City nuk do të pranoj 150 milionë euro për të. Nëse vazhdon të jetë më i mirë do të jetë lojtari më i mirë ose i dyti në botë dhe me shumë mundësi mund ta fitojë Topin e Artë. Nëse fiton Ligën e Kampionëve dhe shënon shumë gola do të këtë shanse të mëdha”, deklaroi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat