Kosova apo Anglia, cila do ta vazhdojë serinë pa humbje?

Futboll

Kosova apo Anglia, cila do ta vazhdojë serinë pa humbje?

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 11:40
Foto ilustrim

Kosova dhe Anglia do të luajnë ndeshjen e parë kualifikuese për në Euro 2020.

Të dyja skuadrat janë duka kaluar në një formë tejet të lartë, ndërsa të dyja vijnë në këtë ndeshje pas fitoreve të arritura ditën e shtunë.

Kosova mundi Çekinë në stadiumin Fadil Vokrri me rezultat 2:1 ndërsa Anglia mposhti Bullgarinë lehtësisht 4:0.

Anglia nuk ka pësuar asnjë humbje në ndeshjet kualifikuese (qoftë evropian apo botëror) që nga tetori i vitit 2009, asokohe u mposht nga Ukraina me rezultat minimal.

Që nga ajo kohë, ekipi i Gareth Southgate ka luajtur 42 ndeshje kualifikuese – duke marrë 33 fitore dhe 9 barazime.

Në anën tjetër, Kosova nuk e njeh humbjen tash e dy vite. Disfata e fundit ishte ajo ndaj Islandës në kualifikueset e Botërorit.

Nesër, nga ora 20:45, në stadiumin e Southampton zhvillohet ndeshja mes dy ekipeve të pamposhtura në grupin A të kualifikuesve për Euro 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat