Wenger: Salah mund të bëhet si Messi, nëse nuk tregohet egoist

Futboll

Wenger: Salah mund të bëhet si Messi, nëse nuk tregohet egoist

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 12:23
Salah, Messi

Ish-trajneri i “Topçinjëve”, Arsene Wenger, beson që ylli i Egjiptit ka potencial të madh, mirëpo nuk duhet të tregohet egoist para golles.

Sipas tij, Salah mund të behët ende me i mirë se ylli i Barcelonës, Lionel Messi.

Tekniku francez mendon se egjiptiani duhet të shënoj me pak gola dhe të pasoj me shumë të bashkëlojtarët.

Ai tha se sulmuesi ka të njëjtin potencial si Messi, pasi mund të shënoi deri në 20 gola në sezon.

“Mund të shënoj 20 gola në sezon. Është i njëjtë si Messi. E shoh si sulmues të njëjtë, mirëpo Messi e pason topin në fund të aksionit, ndërsa Salah mundohet ta përfundoi vet. E pëlqej shumë, ka potencial të madh”, deklaroi ai.

Wenger gjithashtu e krahasoi brazilianin, Firminon me sulmuesin e Barcelonës, Luis Suarez.

“Keni harruar lojtarin i cili sakrifikon me shumë, i cili është Firmino. Si Suarez që bëri për Messin dhe Neymar. Firmino punon për ekipin, punon për të gjithë dhe ata shkëlqejnë. Lojtar i tillë është vështirë për t’u gjetur”, përfundoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat