Inzaghi: Jam një fans i Piatek

Futboll

Inzaghi: Jam një fans i Piatek

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 17:13
Pippo Inzaghi

Legjenda e Milanit, Pippo Inzaghi ka pranuar që është një fans i sulmuesit, Krzysztof Piatek.

Sulmuesi me prejardhje nga Polanda është duke e shijuar kohën që po kalon te gjiganti italian.

Për këtë gjë është i lumtur edhe Inzaghi duke thënë se i pëlqen që njerëzit e krahasojnë me të, transmeton KosovaPress.

“Gjëja që na bashkon me shumë është goli, ka disa karakteristika të tjera dhe jam i sigurt që me talentet që ka do të shënoj se shpejti. Është një sulmues që me pëlqen, ka shpirtin dhe dëshirën për të luftuar”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat