“Icardi dëshironte të qëndronte në Inter” - Bota Sot
“Icardi dëshironte të qëndronte në Inter”

Futboll

“Icardi dëshironte të qëndronte në Inter”

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 12:58
Icardi

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez ka thënë se Mauro Icardi dëshironte të qëndronte në “San Siro”.

Argjentinasi u huazua nga gjiganti francez, PSG në ditën e fundit të afatit kalimtar me mundësi blerje.

Për këtë gjë ka folur edhe ish-bashkëlojtari i tij duke thënë se Icardi dëshironte të qëndronte në klub.

“Kam një lidhje te mirë me të dhe bisedojmë shumë. Dëshironte të qëndronte dhe në bisedime me klubin kërkoi që të luante, por tash është në një skuadër tjetër i uroj me të mirat për shkak se prej kohës kur jam transferuar në Itali, me ka ndihmuar shumë”, deklaroi ai.

Martinez gjithashtu foli edhe për sulmuesin, Romelu Lukaku që u transferua këtë verë.

“Shumë shpejt u adaptua me idetë e trajnerit dhe stilin e lojës së skuadrës. Është sulmues me karakteristika të pabesueshme, është i fortë. Jam i befasuar”, përfundoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...