Kosova e mrekullive të mëdha do të përballet me një nga superfuqitë e futbollit europian

Futboll

Kosova e mrekullive të mëdha do të përballet me një nga superfuqitë e futbollit europian

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 14:16
Kosova e mrekullive të mëdha do të përballet me një nga superfuqitë e futbollit europian

Sytë e të gjithë shqiptarëve mbrëmjen e sotme nuk do të jenë vetëm në Elbasan Arena, por edhe në St Mary të Southamptonit pasi aty Kosova e mrekullive të mëdha do të përballet me një nga superfuqitë e futbollit europian, Anglinë e Gareth Southgate që në këto eliminatore di të fitojë vetëm me goleada. Pas fitoreje jetike ndaj Republikës Çeke, dardanët e Bernard Challandes edhe pse me mungesa të rëndësishme do të kërkojnë të bëjë surprizën e madhe në ishull përballë tre luanëve. Misioni këtë herë do të jetë shumë i vështirë për Kosovën pasi Anglia nuk është rivali i vërtetë i tyre në grupin A, pasi kualifikimin në Euro 2020 do të luajnë pikërisht me Republikën Çeke pasi tre luanët janë të një tjetër planeti.

15 ndeshjet radhazi pa humbje e bëjnë Kosovën një nga skuadrat me ecurinë më të mirë në këtë periudhë dhe dardanët do të përpiqen të shfrytëzojnë këtë moment për të bërë mirë edhe ndaj Anglisë ndaj të cilëve edhe një humbje minimale do të ishte një rezultat i shkëlqyer. Trajneri Challandes nuk pritet të ndryshojë shumë gjëra në formacion krahasuar me ndeshjen e fundit. Nga njëra anë do të jenë Kane e Sterling dy gjahtarë të golit ndërsa në krahun Kosova do të mbështet te potenca e Vedat Muriqit por edhe te klasi i Bersant Celinës që i njeh shumë mirë futbollistët e kombëtares angleze.

Sytë e të gjithë shqiptarëve mbrëmjen e sotme nuk do të jenë vetëm në Elbasan Arena, por edhe në St Mary të Southamptonit pasi aty Kosova e mrekullive të mëdha do të përballet me një nga superfuqitë e futbollit europian, Anglinë e Gareth Southgate që në këto eliminatore di të fitojë vetëm me goleada.

Pas fitoreje jetike ndaj Republikës Çeke, dardanët e Bernard Challandes edhe pse me mungesa të rëndësishme do të kërkojnë të bëjë surprizën e madhe në ishull përballë tre luanëve. Misioni këtë herë do të jetë shumë i vështirë për Kosovën pasi Anglia nuk është rivali i vërtetë i tyre në grupin A, pasi kualifikimin në Euro 2020 do të luajnë pikërisht me Republikën Çeke pasi tre luanët janë të një tjetër planeti.

15 ndeshjet radhazi pa humbje e bëjnë Kosovën një nga skuadrat me ecurinë më të mirë në këtë periudhë dhe dardanët do të përpiqen të shfrytëzojnë këtë moment për të bërë mirë edhe ndaj Anglisë ndaj të cilëve edhe një humbje minimale do të ishte një rezultat i shkëlqyer. Trajneri Challandes nuk pritet të ndryshojë shumë gjëra në formacion krahasuar me ndeshjen e fundit.

Nga njëra anë do të jenë Kane e Sterling dy gjahtarë të golit ndërsa në krahun Kosova do të mbështet te potenca e Vedat Muriqit por edhe te klasi i Bersant Celinës që i njeh shumë mirë futbollistët e kombëtares angleze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat