Angli – Kosovë, kështu duket stadiumi - Bota Sot
Angli – Kosovë, kështu duket stadiumi

Futboll

Angli – Kosovë, kështu duket stadiumi

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 14:19
Angli – Kosovë, kështu duket stadiumi

Anglia pret sonte Kosovën në stadiumin “St Mary’s” në Southampton.

“Dardanët” sonte do ta kenë detyrën e vështirë për ta vazhduar ecurinë mbresëlënëse prej ndeshjeve të zhvilluara pa disfatë – 15, rekordi më i mirë në Evropë – përballë njërës ndër fuqive më të mëdha në botën e futbollit, Anglisë.

Ekipi kombëtar i Kosovës do ta vazhdojë rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian 2020 me ndeshjen e sotshme kundër Anglisë, e cila nis në orën 20:45 në stadiumin e Southamptonit, “St. Mary’s”.

Në rrjete sociale, janë publikuar fotografitë si duket sot stadiumi “St Mary’s”, i përgatitur për ndeshjen e rëndësishme mes Anglisë dhe Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...