Thirrja e Kosovares për FIFA-n

Futboll

Thirrja e Kosovares për FIFA-n

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 16:05
Thirrja e Kosovares për FIFA-n

Futbollistja e Real Madridit, Kosovare Asllani ka reaguar me një shkrim në Twitter, për lajmin që një grua nga Irani kishte djegur veten pasi që ishte dënuar me 6 muaj burg për arsyje se kishte shkuar në stadium.

E për këtë lajm të hidhur Asllani i ka bërë thirrje FIFA-s që të veprojnë e mos të heshtin.

“Kurrë nuk kam pasur frikë të ngre zërin kur është nevoja. Kjo është një tragjedi dhe nuk mund të vazhdojë më”.

“FIFA është koha për vepruar dhe jo të heshtim. Ne duhet t’i ndihmojmë gratë e Iranit të luftojnë kundër diskriminit gjinorë. Kjo ka të bëjë me të drejtat e njeriut”, u deklarua futbollistja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat