Rikuperimi i Sanesë nis nga doktori i Bayernit, frikë te Manchesteri!

Futboll

Rikuperimi i Sanesë nis nga doktori i Bayernit, frikë te Manchesteri!

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 16:20
Leroy Sane

Leroy Sane po vazhdon me planin e tij të riaftësimit në Gjermani. Ai po pret që të rikthehet nga dëmtimi që mori në gju në finalen e Community Shield në finale kundër Liverpoolit. 

23-vjeçari dëmtoi ligamentet dhe kjo bëri që transferimi i tij i shumëpërfolur nga Manchester City te Bayern Munchen të ndalej. Sulmuesi i kampionëve të Anglisë e ka nisur fazën e rikuperimit me doktorin e preferuar të bavarezëve, Christian Fink. 

Fink punon shumë me kampionët e Gjermanisë, por dhe me shumë futbollistë që kanë dëmtime të ngjashme. Ai është marrë gjithmonë me futbollistët e klubit gjerman në të kaluarën.

Ecuria e Sanesë është pozitive dhe sipas asaj që zbulon BILD, lojtari i kombëtares gjermane po punon 6 orë në ditë për rikuperimin e tij. Rikthimi i tij po shkon sipas planit, por në Angli kanë frikë nga puna e tij me një doktor që është afër Bayern Munchen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat