Rashica vjen me një postim emocional vetëm pak minuta para ndeshjes me Anglinë - Bota Sot
Rashica vjen me një postim emocional vetëm pak minuta para ndeshjes me Anglinë

Futboll

Rashica vjen me një postim emocional vetëm pak minuta para ndeshjes me Anglinë

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 20:14
Milot Rashica

Numri 7 i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, i cili përsëri do të mungojë në ndeshje, ka dhënë një mesazh unik në prag të ndeshjes së madhe me Anglinë.

Rashica ka shkruar në Instagram se ëndrra mund të bëhet realitet kur grupi është bashkë, duke aluduar në shokët e skuadrës.

“Ëndrra që ëndërron i vetëm, është vetëm ëndërr. Ëndrra që ëndërrojmë së bashku, është realitet. Forca Kosova”, ka shkruar Rashica.

Në ora 20:45, Kosova zhvillon ndeshjen si mysafir i Anglisë, që është e para në grup.

Milot Rashica, i cili është i lënduar, nuk është i vetmi që mungon. Edhe Arbër Zeneli, Hekuran Kryeziu e Herolind Shala, nuk do të paraqiten në këtë ndeshje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...