Reagimi i Challandes në tunel – bëhet viral në internet - Bota Sot
Reagimi i Challandes në tunel – bëhet viral në internet

Futboll

Reagimi i Challandes në tunel – bëhet viral në internet

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 22:41
Bernard Challandes

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes këto ditë e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes nga mediet botërore.

Challandes një trajner karizmatik i cili është duke udhëhequr me sukses përfaqësueses e Kosovës në këto eliminatore të Kampionatit Evropian “Euro2020”.

Strategu zviceran për një moment humbi kontrollin në fund të pjesës së parë, pas pësimit të golit të pestë. Reagimi i tij erdhi pasi gjyqtari kryesor i ndeshjes nuk e ndaloi aksionin e “Tre Luanëve”, duke iu dhuruar përparësi.

Zvicerani 68 vjeçar gjatë reagimit të tij në tunel ishte duke u përcjellur nga një kamerë televizive dhe pasi e vërejti atë, ai filloi të buzëqesh.

Nryshe, Challandes u ndëshkua me kartonë të verdhë për shkak të reagimit të tij ndaj gjyqtarëve.

Anglia është duke fituar ndeshjen me rezultat 5:3.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...