Challandes flet pas humbjes nga Anglia, ja deklarata e tij e ‘çmendur’

Futboll

Challandes flet pas humbjes nga Anglia, ja deklarata e tij e ‘çmendur’

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 23:09
Bernard Challandes

Kosova u mposht nga Anglia me rezultatin 5:3.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes nuk është i pakënaqur me lojtarët e Kosovës, pasi ai thekson se Kosova ka treguar karakter.

Challandes thekson se ne duhet të jemi krenar me këtë kombëtare – pasi nuk ishte një humbje e thellë.

“Nuk ishin gola të lehtë, na shënuan gola të mrekullueshëm, luajtëm ndaj një ekipi të madh. Ata kishin aksione perfekte, me shpejtësi dhe teknikë. Anglia është një nga ekipet më të mira në botë, unë nuk mund të them që ishte e lehtë, por ne rrezikuam”, tha fillimisht Challandes për SS.

“Humbja e parë? Në mund të mësojmë nga niveli i lartë. Ky rezultat nuk ishte normal, pasi Anglia shënoi në kundërsulme. Ne dëshironim të luanin, ta mposhtim kundërshtarin, nëse shohim pjesën e dytë – në mund të jemi krenar me këtë skuadër, pasi ata nuk u dorëzuan. Nuk është një rezultat shumë i thellë, jemi vetëm dy gola pas. Ne nuk dorëzohemi, ne jemi KOSOVA”, përfundoi Challandes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat