“Harry Kane ia mori fanellën Atdhe Nuhiut” – plasin shakatë pas takimit Angli-Kosovë - Bota Sot
“Harry Kane ia mori fanellën Atdhe Nuhiut” – plasin shakatë pas takimit Angli-Kosovë

Futboll

“Harry Kane ia mori fanellën Atdhe Nuhiut” – plasin shakatë pas takimit Angli-Kosovë

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 23:35
Atdhe Nuhiu

Se Atdhe Nuhiu është njëri prej futbollistëve më të përfolur në ligën e dytë të Anglisë tashmë dihet, pasi tifozët e Sheffield Wednesday – skuadra ku kosovari paraqitet – e kanë gjigantin nga Presheva njërin prej lojtarëve të preferuar të tyre.

Por, pas ndeshjes Angli-Kosovë, kanë filluar shakatë me futbollistin e Kosovës.

Uebfaqja e bastoreve Bet365, në një shkrim në rrjetin social Twitter, me shumë nuanca komike, thotë se Harry Kane ia ka marrë fanellën sulmuesit nga Kosova, Atdhe Nuhiu.

“Raportime të pakonfirmuara, Harry Kane vrapoi tek banka e Kosovës për t’ia marrë fanellën Atdhe Nuhiut”, thuhet në postimin komik të Bet365.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...