E zbulon Southgate: Tregon nëse Kosova ka mundësi të shkojë në Evropian!

Futboll

E zbulon Southgate: Tregon nëse Kosova ka mundësi të shkojë në Evropian!

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 23:42
Gareth Southgate

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate beson se Kosova ka një ekip shumë të mirë dhe zbulon se ‘Dardanët’ kanë shanse të mira për t’u kualifikuar në Evropian.

Kosova u mposht nga Anglia me rezultatin 5-3, në ndeshjen e zhvilluar në Southampton, për kualifikime në kampionatin evropian.

“Kosova bëri atë që unë e mendova, ata na bënë presion sipas stilit të tyre dhe ne e kemi ditur që do të na kërcënojnë”, tha fillimisht Southgate.

“Lojtarët e Kosovës ishin të rrezikshëm me lojtarët sulmues, ne kemi bërë disa gabime në këtë ndeshje, por nuk dua ta nençmojë Kosovën.”

“Po, definitivisht Kosova mund të shkojë në Evropian, por do të jetë shumë ngushtë në këtë grup, ju duhet të jeni shumë krenar për ekipin tuaj”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat