Henderson vlerëson lart vijën e sulmit të kombëtarës së Kosovës

Futboll

Henderson vlerëson lart vijën e sulmit të kombëtarës së Kosovës

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 06:36
Jordan Henderson

Jordan Henderson, mesfushor i Liverpool, njëherësh edhe pjesë e përfaqësueses së Anglsië, ka ngritur lart vijën e sulmit të kombëtarës së Kosovës, duke thënë se kjo e fundit ka lojëtar potencial që mund të shënojnë gola.

Kampioni aktual në kompeticionin evropian këto komente i bëri gjatë një deklarate të dhënë pas ndeshjes së ‘Tre Luanëve’ me ‘Dardanët’.

“Është një ekip që ka filluar rishtazi dhe ata kanë lojëtar të mirë që mund të shënojnë gola. Një gjë të tillë e vërtetuan sot”, deklaroi mesfushori i Liverpool-it.

Ai poashtu fajin për një rezultat të tillë negativ për skuadrën e tij ia la repartit të mbrojtjes. “Ishim të rrezikshëm përpara, por reparti i mbrojtjes mund të bëjë më mirë”, vlerësoi Henderson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat