Ronaldo thyen tjetër rekord

Futboll

Ronaldo thyen tjetër rekord

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 09:07
Cristiano Ronaldo

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo është bërë golashënuesi më i mirë në histori të kualifikimeve.

Dje në ndeshjen ndaj Lituanisë, portugezi shënoi katër gola në fitoren e thellë me rezultat 5-1.

Për kombëtaren e Portugalisë, Ronaldo ka shënuar 93 gola në 159 ndeshje.

34-vjeçari ka thyer rekordin e sulmuesit të Republikës së Irlandës, i cili patë shënuar 23 gola.

“Jam duke kaluar kohë të mirë, por kjo vlen edhe për krejt skuadrën. Jam i lumtur dhe jam duke u kënaqur, jo pse kam shënuar por që jam duke luajtur në nivelin e lartë për disa vite. Varet nga unë për ta ndihmuar kombëtaren, erdhëm pasi mposhtëm Serbinë”, deklaroi portugezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat