Para 22 vitesh filmoi gjendjen e Kosovës, dje ndeshjen ndaj Anglisë! Historia e kameramanit anglez

Futboll

Para 22 vitesh filmoi gjendjen e Kosovës, dje ndeshjen ndaj Anglisë! Historia e kameramanit anglez

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 11:30
Para 22 vitesh filmoi gjendjen e Kosovës, dje ndeshjen ndaj Anglisë! Historia e kameramanit anglez

Para 22 vitesh filmoi gjendjen e Kosovës, dje ndeshjen ndaj Anglisë. Ja historia e kameramanit anglez

Kosova luajti mbrëmjen e djeshme një sfidë tepër të rëndësishme ndaj Anglisë në të cilën humbi, por shënoi tre gola.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “St, Marys”, në Sauthempton dhe një ndër kameramanët e kësaj sfide ishte Kris Xhejms. Por çfarë lidhje ka një kameraman me një ndeshje të Kosovës?

Gazetari Gabriel Klark, ka bërë një postim në “Twitter”, duke publikuar dy foto të kameramanit Xhejms.

Në njërën prej tyre ai është duke filmuar në 1997-ën, situatën e vështirë në të të cilën ndodhej Kosova. Ndërsa në foton tjetër është sërish i njëjti kameraman që filmon ndeshjen e Kosovës ndaj Anglisë.

Një histori që rrallë shihet dhe që po bën xhiron në rrjet. Kameramani Xhejms është dëshmimtar, i ngritjes së Kosovës, pas plot 22 vitesh, nga një vend që vuante në të gjitha aspektet, në një shtet që tashmë përfaqësohet dhe në futboll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat