Boateng: Ky emër i njohur i Barcelonës nuk ka lidhje me futboll

Futboll

Boateng: Ky emër i njohur i Barcelonës nuk ka lidhje me futboll

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 12:50
Kevin Prince Boateng

Kevin Prince Boateng ka befasuar me fjalët e tij.

Kevin Prince Boateng ka bërë kritika të ashpra ndaj ish bashkëlojtarit të tij nga Barcelona, Ousmane Dembele.

Ish futbollisti i skuadrës katalane, tani te Fiorentina ka thënë se reprezentuesi francez nuk e ka sjelljen e duhur të një futbollisti profesionist.

“Dembele është si një fëmijë i vogël”, deklaroi Boateng për të përditshmen gjermane “Bild”.

“Ai ka kushtuar 150 milionë euro dhe nuk e kupton fare si funksionon bota e futbollit”, u shpreh Boateng.

Dembele ishte në prag të largimit nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës i përfshirë në bisedime për shkëmbim me yllin e Paris Saint-Germain, Neymar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat