Wolsburgu i pamëshirshëm, 10 gola Mitrovicës!

Futboll

Wolsburgu i pamëshirshëm, 10 gola Mitrovicës!

Nga: Kemajl Goca Më: 11 shtator 2019 Në ora: 19:56
Pamje nga ndeshja

Kampionia e Kosovës, Mitrovica, nuk u tregua aspak e denjë në përballje me skuadrën gjermane Wolfsburgu, duke mos humbje me rezultat të thellë 10:0, në ndeshjen e parë të 16/ës së finales së Champions League në futboll. Ç’ është e vërteta, Mitrovica ka arritur maksimumin deri me tash sepse të arrish në këtë nivel të garave, pa dyshim se pak kush e kishte pritur. Dallimi ka qenë i madh në cilësi mes skuadrës tonë dhe asaj gjermane. Gjithçka u pa në periudhën e parë të lojës kur gjermanet edhe avancuan me 0:3.  

Kjo veç konfirmoi se Mitrovica nuk do të ketë kurrfarë shpresa për ndonjë rezultat të mirë.  Gjermanet nuk ia lanë rastit asnjë moment, por treguan lojën e tyre. Në minutën e 14-të, gjermanet edhe realizojnë përmes Felicitas Rauch, ndërsa Noelle Maritz thellon epërsinë në minutën e 28-të. Pas pesë minutave (33’) sërish gjermanet shkundin portën e kampiones së Kosovës,  kësaj radhe autore e golit ka qenë Svenja Huth, 3:0. Megjithatë në pjesën e dytë pritej një reagim paksa më i mirë i vashave tona por nuk ndodhi, ngase cilësia ishte dukshëm në anën e rivales.

Kryetrajneri Seid Onbashi bëri edhe dy zëvendësime, duke futur Halilajn në vend të V. Berishës dhe Zekën në vend të Xh. Berishës, por pa sukses. Në pjesën e dytë bien edhe 7 gola në portën e Mitrovicës. Madje dy gola u shënuan shumë shpejt dhe brenda tre minutave. Në minutën e 46-të Pernille Harder realizon për 4:0 dhe në atë të 48-tën i tregua e saktë nga penalltia për 5:0.  

Mitrovica nuk gjente asnjë rrugëzgjidhje që ta evitonte humbjen e thellë. Në minutën e 63-të, Maritz ngriti rezultatin në 6:0 dhe Harder realizon het-trikun e saj (7:0) pikërisht në minutën e 67-të. Njëmbëdhjeta minuta pa përfunduar ballafaqimi Claudia Neto me dinakërinë e saj shënon për 0:8. Në minutën e 85-të, Neto për bukuri shënon edhe golin e dytë dhe të epërsisë 0:9. Skuadra gjermane nuk tregoi as pak mëshirë për kampionen tonë, duke e shënuar edhe golin e dhjetë në minutën e 87-të. Autore e golit Kristine Wigdahl -Minde. Ndeshja e kthimit luhet pas një jave, por Mitrovica qysh tani është e eliminuar.

Mitrovica-Wolfsburgu    0:10
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Gjyqtar: T. Christensen (Danimarka).
Shënuese: Rauch (14’), Maritz (28’ e 63’), Huth (33’), Harder (46’, 48’-nga penalltia, 67’), Neto (79’ e 85’), Wigdahl –Minde (87’).
Mitrovica: Rexhepi, Elezaj, Bajra, Haziri, Osmani, Tahiri, Shala, Xh. Berisha (Xh. Berisha 54’), V. Berisha (Halilaj 46’), Gjegji dhe Biqkaj (Jashari 76’).
Wolfsburgu: Lindahl, Neto, Bloodworth, Goessling, Rauch (Hegland-Minde 69’), Maritz, Doorsoun-Khajeh, Pajor (Jakabfi 68’), Huth, Harder (Engen 77’) dhe Popp/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat