Tifozi i veçantë anglez që nuk u lejua të hynte në stadium për ndeshjen kundër Kosovës

Futboll

Tifozi i veçantë anglez që nuk u lejua të hynte në stadium për ndeshjen kundër Kosovës

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 20:05
John Westwood

Anglia njihet si kombi që ka një tifozëri të zjarrtë dhe shumë të dhënë pas ekipit të tyre. Por në ndeshjen e mbrëmshme u lan në hije nga 4000 tifozë të Kosovës të pranishëm në stadiumin “St Marys” në Southampton.

Mediat angleze kanë raportuar se në stadium nuk u lejua të hynte njëri nga tifozët më të veçantë të Tre Luanëve.

Tifozi i njohur i kombëtares angleze, John Westwood nuk u pranua të hynte në stadium edhe pse në Wembley lejohet gjithmonë.

Sigurimi i stadiumit nuk mund të garantonte siguri nëse ai do të ishte prezent në shkallet e stadiumit.

Ai u la jashtë edhe pse kishte pagur biletën 35 funte dhe shumë para për rrugën.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat