Marcelino u shkarkua nga Valencia për shkak të dy lojtarëve të... Barçës!

Futboll

Marcelino u shkarkua nga Valencia për shkak të dy lojtarëve të... Barçës!

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 00:26
Pamje nga ndeshja

Valencia shkarkoi trajnerin Marcelino vetëm pas tre javësh kampionat, duke emëruar një trajner tjetër.

Mediet në Spanjë kanë bërë me dije se Marcelino me drejtorin sportiv kishin kërkuar më shumë liri në merkato dhe vendimmarrje, por kjo gjë nuk është miratuar nga presidenti Peter Lim.

Marcelino ka kërkuar që Rafinha dhe Denis Suarez të ishin afrimet e kësaj vere dhe rreth tyre të ndërtonte skuadrën. Vetë Suarez kishte shumë simpati dhe ishte gati të bashkohej me trajnerin e tij të preferuar, edhe Rafinha dëshironte të shkonte në Valencia.

Të dyja këto mundësi u hodhën poshtë nga presidenti, që nuk i vlerësoi lojtarët që trajneri i kishte kërkuar, ndërsa ai mendonte të iu jepte më shumë mundësi lojtarëve të rinj, madje ai ishte i gatshëm të shiste edhe sulmuesin më të mirë të tyre, Rodrigo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat