Southgate merr një vendim të madh pas ndeshjes me Kosovën

Futboll

Southgate merr një vendim të madh pas ndeshjes me Kosovën

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 09:50
Gareth Southgate

Selektori i Anglisë, Gareth Southgate mund ta ndryshojë përbërjen në repartin ofanziv pas ndeshjes me Kosovën.   

Gareth Soutgate ka marrë një vendim të menjëhershëm pas ndeshjes me Kosovën.

Selektori i Anglisë ka hapur dyert për rikthimin e Jamie Vardyt në skuadër, raportojnë mediat angleze.

Harry Kane është opsioni i parë te Anglia me Marcus Rashford, Callum Wilson dhe i riu Tammy Abraham si zëvendësues të tij.

Por, Southgate ka thënë: “Me Jamie, është e qartë se sa mirë është duke luajtur ende dhe asnjëri prej nesh nuk i ka mbyllur dyert”.

“Ai është karakter që na pëlqen ta kemi me ne, andaj po, ajo derë gjithmonë do të jetë e hapur mes nesh”.

Anglia mposhti Kosovën 5:3 por është duke u ballafaquar me kritika për lojën e pakujdesshme, sidomos në mbrojtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat