Rashica i jep lajmin e madh Kosovës pas sfidës me Anglinë - Bota Sot
Rashica i jep lajmin e madh Kosovës pas sfidës me Anglinë

Futboll

Rashica i jep lajmin e madh Kosovës pas sfidës me Anglinë

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 10:35
Rashica i jep lajmin e madh Kosovës pas sfidës me Anglinë

Pas ndeshjes me Anglinë në kualifikueset e Evropianit, Kosova ka marrë lajm të mirë nga Milot Rashica.

Futbollisti i Werder Bremenit mungoi në dy ndeshjet e shtatorit, atë ndaj Çekisë në “Fadil Vokrri” dhe takimin tjetër në Southampton kundër Anglisë, shkruan Insporti.

Lëndimi që Rashica e pësoi muajin e kaluar në Bundesligë në xhiron e parë të kampionatit, e ka lënë atë për disa javë jashtë fushave.

Sidoqoftë, ylli nga Vushtrria duket se e ka lënë pas lëndimin dhe është i gatshëm t’i kthehet fushës së blertë.

23-vjeçari ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, ku ai shihet duke u stërvitur.Werder Bremeni ndeshjen e radhës e zhvillon këtë të shtunë kundër Leipzigut.

Kurse, Kombëtarja e Kosovës takimin e radhës do ta zhvillojë me Malin e Zi më 14 tetor, që është kohë e mjaftueshme që Rashica t’i kthehet plotësisht formës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...