La Liga-n apo Champions-in? Messi zbulon fiksimin e sezonit të ri

Futboll

La Liga-n apo Champions-in? Messi zbulon fiksimin e sezonit të ri

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 11:45
Leo Messi

Leo Messi u rrëfye në 360° gjatë intervistës së gjatë me “Sport”. Foli për gjithçka, ndërsa nuk mund të mbetej jashtë vëmendjes edhe Liga e Kampionëve, rivalët e Barcelonës për trofeun, por jo vetëm... Për shembull, Messi, gjithashtu vlerësoi Juventusin: "Unë mendoj se të gjitha skuadrat më të rëndësishme janë forcuar në merkaton e verës.

Atlético Madrid ka ndërtuar një ekip të shkëlqyer, ka bërë përforcime të mira. U duk se pësoi një revolucion të thellë, por në fund të fundit Simeone ka ndërtuar një ekip të shkëlqyer, me shumë ndryshime, por i ekuilibruar. Real Madrid ka blerë, gjithashtu, lojtarë shumë të mirë. Përtej asaj që thuhet, të bardhët janë të fortë si më parë, përveç kësaj kanë edhe Hazard. Juventusi ka bërë përforcime të shkëlqyera, si Manchester City”.

Më tej, Messi prononcohet se cilin kompeticion do të donte të fitonte të sezonin e ri, La Liga-n apo Champions-in. “Në fillim të sezonit, ne gjithmonë themi të njëjtën gjë: duam të fitojmë gjithçka. Unë thjesht shpresoj të rikuperohem sa më shpejt dhe të jem në formë, që ta ndihmoj Barcelonën në objektivat e saj. Sigurisht, do të doja të fitoja Ligën e Kampionëve, sepse ka kaluar shumë kohë që nga hera e fundit. Mendoj se duhet ta fitojmë përsëri këtë trofe si klub. Sidoqoftë, unë nuk nënshkruaj fare për një kompeticion të veçantë në fillim të sezonit. Luftojmë për gjithçka, si përherë, pastaj realiteti mund të jetë tjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat