Gjilani vazhdon përgatitjet për duelin e fundjavës - Bota Sot
Gjilani vazhdon përgatitjet për duelin e fundjavës

Futboll

Gjilani vazhdon përgatitjet për duelin e fundjavës

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 13:31
Gjilani vazhdon përgatitjet për duelin e fundjavës

Nën drejtimin e kryetrajnerit Gentjan Mezani, Gjilani ditën e sotme ka vijuar stërvitjet, ku kuq e bardhët po përgatiten për duelin e së shtunës, atë kundër Drenicës.

"Stërvitja e sotme e cila u mbajt në fushën e stadiumit, filloi nga ora 10 e 30 minuta dhe zgjati për rreth dy orë.

Futbollistët ju përgjigjën mjaft mirë ushtrimeve të kërkuara nga shtabi teknik i skuadrës, me ç'rast ata treguan ritëm të lartë dhe formë fizike mjaft të kënaqëshme, e ku nuk mungoi edhe dëshira e madhe për përgatitje sa më të mirë, për sfidën e javës së 4-të kampionale.

Ekipi i Gjilani edhe ditën e nesërme do ti vazhdoj stërvitjet, të cilat janë edhe të fundit para duelit kundër Drenicës, që Gjilani e zhvillon si mysafir ditën e shtune, në Skënderaj", thuhet nga FC Gjilani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...